Kryesore

Ekskluzive/Fatos Kongoli në spital, shkrimtari: Nuk kam forcë ta përballoj, kam nevojë për ndihmën e shtetit

12:25 - 01.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Fatos Kongoli është i shtruar në spital. Shkrimtari i njohur u është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale javët e fundit dhe gjendja e tij është e qëndrueshme, por e vështirë.




Pasi Fatmir Toçi bëri publike gjendjen shëndetësore të autorit të disa romaneve, “GSH” mësoi se së pari në spitalin ku ai është i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, banka e gjakut ka nevojë për gjak. Dhurimi mund të bëhet në emrin dhe për llogari të Kongolit, në mënyrë që kur shkrimtari ta ketë të nevojshme, spitali të ketë gjak për të.

I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare“, vetë Kongoli foli me vështirësi për gjendjen e tij. “Gjendja ime pas operacionit të parë ishte e shkëlqyer. Ka qenë një operacion i shkëlqyer nga ana e mjekëve. Pastaj pati disa probleme të tjera dhe u desh një ndërhyrje e dytë, delikate, dhe pas kësaj gjendja nuk është më e njëjta”.

Shkrimtari i rrëfeu “Gazetës Shqiptare” se “sipas mjekëve, e sigurisht ata kanë të drejtë dhe bënë një punë të shkëlqyer, unë kam pjesën time të përgjegjësisë në këtë problem, sepse nuk po tregoj shumë bashkëpunim në këtë fazë postoperatore, që është një fazë shumë e rëndësishme dhe shumë e dhimbshme”. Mes një zëri të hollë, që ndërpritej shpesh, Kongoli po tregohej një libër i hapur, në një prej çasteve më të vështira për të.
Autori i 15 veprave letrare, ndër zërat më të suksesshëm në letërsinë e pas 1990-ës, rrëfeu se “unë duhet të pranoj se nuk e kam forcën e duhur për të përballuar operacionet që kërkohen për rehabilitim. Megjithatë, unë po bëj çmos”.

I sinqertë si përherë, i thjeshtë siç e njohin të gjithë, Kongoli nuk ngurroi të pranonte rutinën e vështirë të këtyre ditëve. “Kam përdorur ushqimin e spitalit, prej disa ditësh, me qëllim që të gjithë parametrat të përmirësohen, siç më janë kërkuar nga ekipi i mjekëve. Ata janë shumë optimistë, sepse gjithë të dhënat e organizmit tim janë shumë pozitivë. Sipas doktorëve, duhet vetëm pak kujdes që unë të kapërcej këtë gjendje”.
Shkrimtari është kaq i ndrojtur. Kushdo që e njeh, qoftë edhe në e pastë takuar pak herë, e ka vënë re, natyrën e tij modeste, tipin krejt të tërhequr të Kongolit, thjeshtësinë që e karakterizon, e pothuaj turpin që ka ai për të folur në publik a më keq ende, për të shtrirë dorën. Prej sa u tha më lart, me gjasë ai kurrë nuk do të kërkojë ndihmë, ndaj u pyet nga “GSH” nëse ka nevojë për kurim jashtë.

“Nuk e di, e dinë mjekët. Unë mund të them vetëm kaq që në gjendjen që jam, nuk do ta përballoja dot situatën time, pa ndihmë të specializuar të një stafi të përgatitur për këtë punë. Nuk lëviz dot. Është e pamundur të lëviz”.

Duke vlerësuar sërish punën që mjekët shqiptarë kanë bërë, Kongoli na tha që “pas operacionit të parë u ngrita në këmbë menjëherë. Ndërsa, gjendja pas operacionit të dytë erdhi duke degraduar për arsye të ndryshme. Derisa erdha në gjendjen që jam sot, e mezi flas”.

Në fund, pas shumë këmbënguljesh, Kongoli pranoi, se ka nevojë për ndihmë. “Unë kam nevojë… për një njeri që të më ndihmojë me veprime të nevojshme postoperatore. Për dikë që të më vërë në karrige. Unë kam nevojë për asistencë dhe me këtë rast, mbase një asistencë shtetërore do të ishte e duhura”.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Jam gati te dhuroj gjak, ose mund te dergoj edhe pare per te blere gjak. Tregoni numrin e llogarise se ku mund t’i dergoj. Jam emigrant. I uroj shkrimtarit te madh sherim te shpejte.

    Përgjigju ↓
  2. Nqs ka ligj per ndihme dhe asistence per te semuret rende qe e kane te nevojshme ndihmen eshte e natyrshme qe F.Kongoli do te marre kete ndihme ashtu sic duhet ta marrin te gjithe te semuret e tjere ne po te njejten gjendje.Perndryshe nuk ka asnje arsye qe Kongoli te trajtohet ndryshe .Keto privilegje qe kerkojne njerz te fushes se artit nuk jane aspak te legjitimuara ne demokraci nqs pretendojme se jemi nje shtet demkratik,Na kane dale artistet demokrate fallso….
    Edhe dicka tjeter .Persa kohe nuk e kane provuar ne bythe te vete nuk kane ze keta shkrimtare-artistet ,kur e ndjne ne bythe e vet e vjen zeri edhe atehere kur nuk kane me takat.
    Nuk na shqiten bythepamuket me mentalitet komunist.

    Përgjigju ↓