Fol me Psikologen

Motra jeton me një njeri me ngjyrë, por ai ka një fëmijë me…

12:49 - 02.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Motra ime jeton me një djalë me ngjyrë. Janë njohur në fakultet në Francë. Prindërit e mi e kapërcyen atë dallimin racial, por nuk po munden dot të pranojnë faktin që dhëndri i ardhshëm ka një fëmijë ilegal me një grua në Gana. Ai mban lidhjet me të dhe shpesh qëndron edhe në shtëpinë e saj.




Përshëndetje! Si fillim dua t’ju falënderoj dhe t’ju komplimentojë për faktin se e keni kapërcyer dallimin racial dhe jam e bindur që nuk ka qënë dhe fort e lehtë për familjen e në veçanti për prindërit tuaj. E kuptoj shqetësimin lidhur me të shkuarën e tij, por nuk di nëse keni folur me motrën dhe nëse po çfarë shpjegimi ka dhënë vetë ajo. A është e shqetësuar ajo për këtë fakt? Sjelljet e individëve të ndryshëm duhet të interpretohen në kontekstin e kulturës dhe vendit nga ata vijnë. Në të kundërt do të gabonim rëndë dhe mesazhi që do të merrnim do të ishte i gabuar. Megjithatë më duhet të theksoj faktin se prindërimi është një rol i cili vazhdon edhe kur një bashkëjetesë apo martesë apo dashuri merr fund.

Pavarësisht se nuk ka më dashuri mes tyre, dy njerëz të cilët kanë sjellë në jetë fëmijë së bashku, duhet të ruajnë kontakte dhe të bashkëpunojnë ngushtë me njëri tjetrin në të mirë të fëmijëve të përbashkët. Pra fakti që dhëndri apo burri i ardhshëm i motrës suaj ruan kontakte me gruan me të cilën ka një fëmijë nuk duhet të jetë shqetësues, ama nëse ai i përkushtohet asaj dhe mes tyre vazhdon të ketë më shumë se kaq situata ndryshon.

Gjithsesi lëreni motrën tuaj ta bëjë ajo këtë vlerësim dhe mos e paragjykoni sjelljen e tij të parë nga një distancë kaq e largët. Në Shqipëri për fat të keq ndodh e kundërta, çiftet e divorcuar luftojnë me njëri tjetrin në kurriz të vetë fëmijëve duke i përdorur ata në forma nga më të shëmtuarat. Gjithçka bëhet në emër të egos së tyre dhe harrojnë që ata që lëndohen dhe dëmtohen nga gjithë ajo situatë absurde janë fëmijët.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.