20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 7 Mars 1998/ Zbulohet spiuni i ushtrisë. Eshtë Lutfi Asneka, Drejtori i Logjistikës

07:00 - 07.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Serbet deklarojnë: “Do ndërpresim sulmet, kemi vrarë Adem Jasharin, kryetarin e UÇK-së”




• Ushtria në alarm:  Po ndjekim Kosovën

 

Zbulohet spiuni i ushtrisë

Eshtë Lutfi Asneka, Drejtori i Logjistikës

 

• Zhdukje misterioze e dy djemve

Prej 15 ditësh kërkohen nga policia e familjet

 

• Azem Hajdari para hetuesve: Çfarë ndodhi në Milot?

Tiranë- Azem  Hajdari merret i pandehur nga Prokuroria. Dje për 4 orë deputeti pa imunitet ka dhënë shpjegimet dhe iu është përgjigjur pyetjeve te parapërgatitura nga hetuesit mbi ngjarjen e Milotit. Akuza që i ështe komunikuar është ajo e kundërshtimit me dhunë të përfaqësuesve të shtetit dhe fyerja për shkak të detyrës. Hajdari nuk i ka pranuar akuzat. Ndërsa ka refuzuar edhe mbrojtjen me avokat.  Krerë të organit të akuzës thanë dje se “nëse krijohet baza ligjore, mund t’i kërkohet  Parklamentit, leja për ta marë në pyetje dhe mbi çështje të tjera hetimore.

 

• Luftë në Drenicë

Tiranë – Në Drenicë vazhdojnë operacionet luftarake të ushtrisë serbe kundër popullsisë civile dhe të pambrojtur shqiptarë. Edhe pse në orët e pasdites së djeshme pati një qetësim të përkohshëm të sulmeve, forcat serbe kanë ndërmarrë ofensivën duke bombarduar me topa fshatin Perkaz i Poshtëm. Sipas njoftimeve nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në Drenicë kanë filluar dje në mbrëmje sërish operacionet e luftimit nga  forcat ushtarake serbe. Pas qetësimit të situatës në orët e pasdites sulmi ka filluar sërish. Forcat serbe të ushtrisë kanë sulmuar Fshatin LLaushe por deri dje në mbrëmje nuk kishin mundur dot të hynin në këtë fshat. Familjet shqiptare po mbrohen me të gjiitha mjetet për të ruajtur shtëpitë, pronën e gjithçka. Familje të tëra të zonave të pushtuara janë strehuar në fshatrat e tëra të Drenicës ku nuk janë përqendruar ende luftimet.

 

Për përgjakjen e marsit

• Ngjela nis hetimet në Vlorë

 

Superaksion i specialeve. Ndalohen 19 të dyshuar

• Natë bombash në Korçë

Valë shpërthimesh terrorizon qytetin

 

Kreu i VEFA mohon

Alimuçaj para gjyqit: Sërish arrest shtëpie  

 

• Përkujton qeverinë e pajtimit

Andreotti sot në Tiranë

 

Kryesia klubit jep vendimin

• Partizan lë kampionat: Shkak ngjarja e Elbasanit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.