20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 11 Mars 1998/ Shpërthen skandali i medias elektronike private. ‘Albautor” denoncon në Prokurori

00:00 - 11.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reagojnë TV Shijaku”, “TVA” dhe Radio Ime”: Faji i ligjit




 Nën akuzë stacionet private

• ‘Albautor” denoncon në Prokurori

“Përdorën gjatë transmetimeve të tyre këngë e imazhe të të tjerëve”

“Albautor” dërgon para hetuesisë bosë të njohur të mjeteve të informacionit masiv.

 “Të gjithë duhet të paguajnë shumat që detyrohen, sipas ligjit për të drejtat e autorit”

TIRANë – Shpërthen skandali i medias elektronike private. “Albautor” ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës, pothuajse të gjitha radiot dhe televizionet private në Shqipëri, që transmetojnë muzikën dhe filmat e autorëve shqiptarë  pa paguar taksën e caktuar nga ligji, për mbrojtjen e të drejtave të  autorit. “Ata vjedhin artistët”, është në thelb akuza që mbërrin nga “AIbautor”. Të denoncuar janë dhe disa disko të njohura në Tiranë. Disa nga pronarët e tyre kanë deklaruar  se “nuk e njihnin fare ligjin që mbron të drejtën e autorit, ndaj dhe nuk e kanë zbatuar”. Ndërkohë, nga radiot dhe televizionet private vijnë reagime të ndryshme. “Duhet bërë sa më shpejt ligji për median private”, thanë nga “Shijak Televizion” . Ndërsa radiot pretendojnë se vetëm muzike të huaj dhe shumë rrallë atë shqiptare. “Ndaj s’kemi pse të paguajmë”, shprehen  drejtues të ndryshëm. Gjithsesi, të gjithë duhet të paraqiten para hetuesve.

 

• Beogradi: Edhe ne jemi gati

Njerëzit e Klintonit mbërrijnë në Prishtinë: Duhet të nisë dialogu

Por vazhdon tmerri Drenicës

Nga Washingtoni Ollbrajti shigjeta kundër të parit të serbëve: “Milosheviç, mos luaj me zjarrin, përndryshe…”

Krimet në Drenicë bëhen problem ndërkombëtar. Do të hetojë edhe Gjykata Nderkombëtare e Hagës

 

• Flet Jelcin: Trupat tona s’kanë punë në Kosovë

• Meidani:  Në Londër Grupi i Kontaktit veproi O.K

 

FUSHE-KRUJë/ Policia: Akt terrorist

• Shpërthim i tmerrshëm në pallat: Dy viktima

 

• Atentat Ministres Meksi: Eksploziv në garazhd

Policia: Janë çështje pronësie

 

Ultimatumi i FIFA-s

• Kosova rrezikon Botërorin e Jugosllavisë  

 

POLITIKE

• Pëllumbi kundër Majkos: Përse të mos legalizohen komunistët?  

 

DREJTESIA

• Kondi: Ka gjykatës të korruptuar por për këtë duhen prova

 

FUTBOLL

• VIlaznia apelon Partizanin: Rishiko vendimin      


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.