EKONOMI

Pagesa e taksave dhe tarifave do të kryhen ‘online’ në ‘e-Albania’

14:00 - 11.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brenda muajit mars, sipërmarrësit, por edhe individët do të mund të realizojnë ‘online’ pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës ‘e-Albania’, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi”, njoftoi Drejtoria e Tatimeve. Tatimpaguesit do të mund ta realizojnë këtë duke u loguar në portalin ‘e-Albania’ me kredencialet e tyre dhe mund të kryejnë pagesë të pjesshme ose të plotë, për pagesa e TVSH-së së biznesit, tatimi i fitimit të biznesit, tatimi i lojërave të fatit të biznesit, tatimi mbi të ardhurat personale, rentën minerare, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin.




Në portalin ‘e-Albania’ mund të kryhen edhe pagesat për taksat kombëtare, tarifat kombëtare, tatimi i mbajtur në burim, kontributet shoqërore dhe shëndetësore nga biznesi, detyrimet globale, tatimi mbi të ardhurat nga punësimi nga biznesi dhe tatimi mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.