AKTUALITET

Antenat tek pallatet/ Sazan Guri: Valët e rrezatimit vrasin shëndetin e qytetarëve, sëmundjet kanceroze kanë zbritur në moshën 30-vjeçare

09:23 - 23.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambientalisti Sazan Guri ka folur për efektin e antenave dhe objekteve të tjera që lëshojnë valë dhe rrezatim, kanë në shëndetin e qytetarëve.




Guri  për “Panorama e Mëngjesit” tha se antentat duhet të jenë shumë të larta dhe të pakta në numër.

 “Vala vjen si rrezatim, si frekuencë. Celulari duhet mbajtur 30 cm larg, priza elektronike 1 m larg. Kullat e larta bëjnë që antenat të mos komunikojmë me njëra tjetrën dhe vihen shumë antena.

Fëmijët e kanë shumë të shpejtë aftësinë e thithjes së fushës elektromagnetike, mosha e tretë dhe të sëmurët. Me 4G truri arriti maksimumin e përballjes me një fushë elektromangetike.

Për të shmangur këtë duhen antena të larta, të pakta në numër dhe jo një antenë për një bllok pallatesh. Ndotja është graduale. Nëse plumbi vret një person, mjedisi vret një komunitet të tërë vetëm në një formë graduale. Sëmundjet kanceroze kanë zbritur në moshën 30-vjeçare”, deklaroi ai.

Guri theksoi se lidhja direkte e telefonit me trupin e njeriut është i dëmshëm për shëndetin.

 “Lidhja direkte e trupit me telefonin është i dëmshëm për shëndetin. Njeriu duhet të bëjë shumë kujdes. Ka sot aparate brenda një zyre. Lëre dhomën e gjumit të qetë, pa telefonin afër. Janë gjëra që një pjesë e njerëzve nuk dinë dhe nuk duan të flasin”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.