OPINION

Pse më mahniti projekti i Teatrit Kombëtar!

21:25 - 12.03.18 Josif Papagjoni
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sa ndoqa paraqitjen e projektit te Teatrit Kombëtar. Ndonese isha i ftuar ne kete paraqitje ne Kryeministri, u ndodha ne Sarande dhe nuk munda te isha i pranishem. Por vertet shpjegimi i arkitektit dhe imazhet e perftuara, te cilat i kisha pare dhe me heret, me lane mbresa te thella, pse jo me mahniten me polifunsionalitetin, hijeshine estetike, volumet, me kater salla, mjedise te larme pushimi, argetimi, shlodhjeje etj. Perhere kisha menduar se aty duhet te ishte nje godine teatri e tipit neoklasik, pasi gjithe blloku i ministrive ku eshte i perfshire Teatri Kombetar eshte i tille, i ulet etj.




Por duke e menduar me godinat e tjera, besoj se ai pershtatet me imazhin e ri modern arkitekturor te krejt qendres se Tiranes. Nuk ia vlen te mbash ne kembe nje godinte pupuliti si Dopolavoro nga italianet. Vertet anglezet e kane mbajtur teatrin Globus ku vuri ne skene veprat Shekspiri, por ama aty eshte jo vetem gjeniu i teatrit qe e imponon, por edhe koha, historia e vete lindjes se teatrit ne Evrope (organizimi i shfaqjes ne salla teatrore) pas lavdise se antikitetit grek dhe, sidomos, behet fjale per 400 vjet me pare. Ruhet diçka e vjeter dhe qe mbart histori, por edhe kur i ka kushtet e ruajtjes dhe mbijeteses.

Mendoj se kjo eshte nje fitore e gjithe komunitetit te artisteve, nje fitore kulturore, nje fitore e kembenguljes dhe luftes se vete artisteve, gjithashtu nje pendese e qeverise dhe nje imazh bashkekohor qe ngop shijet e brezit te ri. Me ne fund frika, dyshimet, paragjykimet, gjer dhe deliret per te luajtur role protagonistesh te paqene dhe bartes te “Historise” false, kane rene. Kjo do te jete nje godine jo vetem e bukur, por shpresoj edhe diçka qe lengaten e gjithe komunitetit te artisteve do ta shnderroj ne lumturi dhe mundesi te shumefishta krijimtarie.

Kam bindjen se nga pikepamja e inxhinjerise dhe arkitektures se skenes dhe funksioneve te saj, salles dhe akustikes, si dhe probleme te tjera te mirefunksionimit te nje performimi teatror, te gjitha keto duhet te kene zgjidhjet e tyre me oportune ne projektin e hartuar, pasi eksperiencat e sotme jane tejet te avancuara. Le te shpresojme me ne fund se nje veper e re, jo vetem arkitektonike, urbane e sociale, por edhe e shpirtit siperan, emancipues, argetues dhe mobiliar te nje kombi siç eshte teatri dhe gjithe idete e ndjeshmerite qe ai percjell te publiku i gjere, do te nis se shpejti duke e gezuar syrin teksa shtati i Teatrit te ri Kombetar do te rritet perpara nesh.

Une nuk jam aq afer derrasave te skenes se sa aktoret dhe regjisoret qe do te punojne aty dhe do te sublimojne vetveten si artiste, si vlera dhe si krijimtari, por gjithsesi nuk jam as dhe larg. Teatri eshte thelbi i jetes sime, i pasionit dhe punes sime si studiues dhe kritik. Jam vertet i lumtur qe ndodhi keshtu… U befte sa me pare e vertete!…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.