EKONOMI

Takim për punësim, Ahmetaj bën premtimin: Në 2018 do të punësojmë më shumë familje

12:10 - 12.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me personat e punësuar, pasi kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike.




Gjatë aktivitetit, Ahmetaj tha se qeveria synon rritjen e punësimit, dhe kthimin e Zyrave të Punës në shërbim të plotë të qytetarëve. Sipas tij, këtë vit Shërbimi Kombëtar synon punësimin e shumë familjeve të cilat kanë dal nga ndihma ekonomike,

“Pjesë e këtij takim janë shumë sipërmarrje që kanë bashkëpunim me zyrat e punës dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, në funksion të punësimit të të rinjve, por edhe të ndërmjetësimit. Jemi ende larg asaj që duam të jemi me ndërmjetësimin, për nevojat dhe aftësitë që ofron tregun në dy anët e vet, por në 2018 duam të kthejmë Shërbimin Kombëtar të Punësimit në një mision, jo thjesht një zyrë, jo thjesht një ndërmjetësim. Synojmë që të ketë një zyrë, një shërbim, një mision, që i jep dritë një familje, duke i ofruar një punë”, u shpreh ministri Ahmetaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.