Show-Bizz

Ardit Gjebrea publikon foton e dhimbshme, Instagrami ia fsheh

14:53 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare

Ndryshimet e bëra së fundmi në rrjetet sociale, gjithnjë e më tepër po i kushtojnë rëndësi përmbajtjes së imazheve për të mbrojtur të gjithë nga ekspozimi ndaj pamjeve të papërshtatshme.

Pikërisht ky ndryshim ka prekur edhe një foto të publikuar nga moderatori Ardit Gjebrea.

Në një postim të dhimbshëm kushtuar fëmijëve në Siri, të cilët kanë humbur jetën nga lufta, Arditi shkruan:

‘Ata nuk po flenë, janë engjëj… 910 të vegjël sirianë nuk jetojnë më vetëm në vitin 2017. Janë shumë!’- ka shkruar Arditi në postimin e tij në Instagram.

Por, fotoja që ai ka zgjedhur për të shoqëruar tekstin ka qenë aq e dhimbshme, sa Instagrami ka vendosur ta fshehë nga ata njerëz që janë të ndjeshëm nga pamje të tilla.

E nëse klikojmë për të parë foton, ajo është tmerrësisht e dhimbshme. Krijesa të pafajshme që nuk jetojnë më për faj të luftës.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *