AKTUALITET

Detaje/ “Allahu të më falë”, nusja i rrëfeu hoxhës vrasjen e vjehrrës

21:54 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Gazeta Shqiptare” zbulon detaje të reja nga vrasja e rëndë e kryer një vit më parë në Kamëz, por e zbardhur vetëm sot ku nusja 21 vjeçare helmoi vjehrrën e saj.




Burime nga hetuesia bëjnë me dije se, më 30 Prill të vitit 2017, nusja Marjana Çmeta në atë kohë 20 vjece, pas konflikteve të vazhdueshme me vjehrrën Lirije Lamin vendosi ta helmojë këtë të fundit me fostoksinë.

Shkak i konflikteve mësohet se ishte fakti që vjehrra nuk e pranonte Çmetën si nuse të djalit. Për këtë arsye, e reja mësohet se i ka hedhur vjehrrës fostoksinë në ushqim duke e helmuar për vdekje.

(Viktima Lirije Lami dhe bashkëshorti i saj Agim Lami)

Po të njëjtat burime theksojnë se disa muaj pas ngjarjes e reja u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu për ngjarjen ku pranonte se ka qene ajo që ka helmuar të vjehrrën dhe se kërkonte që Allahu t’ja falte këtë mëkat.

Rrëfimin hoxha Hysen Shehu e pati regjistruar në atë kohë në video dhe vuri në djeni Agim Lamin, bashkeshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar. Po ashtu në dijeni është vënë edhe një familjar i tyre, Arben Saliu.

Këta të fundit vendosën të mos tregonin krimin e rëndë, duke u vënë në pranga këtë të martë nga policia për akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Ndërkohë që e reja ka pranuar përpara policisë se ka qenë ajo që ka kryer krimin e rëndë.

(Viktima Lirije Lami dhe bashkëshorti i saj Agim Lami)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.