Show-Bizz

Këngëtari famshëm vrau të dashurën, fansat kërkojnë largimin e tij nga festivali

16:57 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare

Një yll rroku francez që përfundoi në burg para disa kohëve pasi vrau të dashurën e tij ka anuluar disa performanca festivali pasi u përball me një reagim të ashpër.



Bertrand Cantat u dënua me 8 vite burg sepse rrahu për vdekje aktoren Marie Trintignant, por u lirua pas 4 vitesh dhe iu rikthye muzikës.

Në një peticion të firmosur nga 75 mijë persona kërkohet që performanca e tij në maj të anulohet. “Duke ftuar Bertrand Cantat, ju nxisni dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave”, lexoi peticioni. Gjithcka ndodhi pas protestave kundër dhunës së femrave. Cantat është ish-solisti i bandës Noir Désir, një prej më të suksesshmeve në vend.

Ngjarja tragjike ku aktorja franceze Marie Trintignant humbi jetën ndodhi në dhomën e një hoteli në Lituani në vitin 2003. Vrasja u konsiderua si një ngjarje tronditëse në Francë në atë kohë, por ai u lirua në vitin 2007. Cantat i rikthye në muzikë duke sjellë një album të ri në vitin 2013.

Ka patur polemika të mëdha për të, përfshirë dhe karrierën e tij artistike si solist. Kështu, të hënën ai lajmëroi se do anulojë të gjithë koncertet e tij derisa të përfundojnë këto komente dhe ngjarje.

Papillons de Nuit Festival është shfaqje e përvitshme që mbahen në Francë për tre ditë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *