POLITIKË

Nishani këshillon Lulzim Bashën: Që PD të rikthehet në pushtet duhet….

17:39 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për ish-Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ringritja e PD-së duhet të vijë përmes bashkimit të të gjithë aktorëve të rëndësishëm brenda selisë blu, përfshirë edhe ato emra të lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë.




Si ish-funksionar i lartë i kësaj force politike, Nishani këshillon Bashën që të afrojë emrat si Imami, Topalli apo Patozi.

“Opozita s’mund të qëndrojë strikt tek identifikimi i problemeve, por duhet të ofrojë modelin se si do të jetë ky ndryshim. Në këtë kontekst ka nevojë për këto zëra. PD ka potencial njerëzor që nga krijimi i saj, njerëz me reputacion, dhe këto janë të nevojshme për Partinë Demokratike. Këshilltarë të mirë do jenë edhe për liderin e PD” thotë ai për Tv Klan.

Sa i përket akuzave të mazhorancës për financimin e PD nga biznesmenë rusë, Nishani e cilëson këtë si një investigim bulevardesk, për të cilin thotë se është kthyer në kauzë nga qeveria shqiptare për të larguar vëmendjen nga situata e krimit, drogës dhe korrupsionit që po kalon vendi dhe njëherazi për të asgjësuar opozitën.

“Është stisje e debatit politik që qeveria kërkon të krijojë një kauzë të re për t’i ikur problemeve si varfëria, azili i shqiptarëve, shkatërrimi i institucioneve, trafiku i drogës nga ai i kanabisit tek ai kokainës, dhe korrupsioni. Është një kauzë që nuk ngjit, sepse Partia Demokratike është lindur për të sjellë produkte pro-euroatlantiste deri në aktin më madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Vet zoti Basha kryenegociatori diplomatik i procesit”shprehet ish-Presidenti


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.