Media

“Nuk kam pasur nevojë të nxjerr gjoksin, por nëse do ishte e nevojshme…”

23:07 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Nuk kam pasur nevojë të nxjerr gjoksin. Por nëse do ishte e nevojshme do e bëja”




Kështu është shprehur gazetarja Rudina Xhunga përballë moderatorit Mustafa Nano, pas monologut të këtij të fundit lidhur me veshjet e përdorura nga dy moderatoret Ilda Bejleri dhe Bora Zemani.

Por, ky monolog u kundërshtua nga shumë njerëz, mes tyre edhe gazetarja Xhunga.

E ftuar në emisionin “Provokacija”, ajo tha se nëse do të ishte e nevojshme do ta tregonte gjoksin. Por theksoi se nuk i është dashur pasi emisioni i saj ka qenë politik.

”Emisioni im ishte politik. Unë do pyesja politikanin. E merrja vëmendjen në një debat pyetjet. Kërkoja vëmendjen nga fjalët, sepse arma ime ishte në fillim naiviteti si drejtuese, më pas kurioziteti nga pyetjet dhe pastaj gradualisht përvoja. Nuk kam pasur nevojë të nxjerr gjoksin. Por nëse do ishte e nevojshme do e bëja”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.