AKTUALITET

Nusja nga Tirana vrau vjehrrën, policia jep detaje: Vjehrri e dinte por nuk tregoi

21:15 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku pas 1 viti u zbulua se nusja 21 vjeçare Marjana Çmeta ka helmuar me fostoksinë vjehrrën e saj.




Nga hetimi i kryer, ka rezultuar se 21 vjeçarja ka vrarë vjehrrën e saj Lirije Lamin 48 vjeç, pas konflikteve të shpeshta që kishte me të.

Por ajo që e bën më të rëndë ngjarjen e prillit të vitit 2017, është fakti se bashkëshorti i viktimës, Agim Lami kishte dijeni për vrasjen e gruas së tij, duke u arrestuar për moskallëzim krimi.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit “Heshtja e zgjatur”, të arrestuar janë katër persona:

1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg” për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg” për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

4. Arben Saliu, 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg” për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 Prill 2017, në zonën e Ish-Frutikulturës, Kamëz, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja Lirije Lami, 48 vjeç, banuese në ish-Frutikulturë, Kamëz.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes është Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës. Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës.

Policia thekson se Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.