AKTUALITET

Pse kryeministri nuk sqaroi emërimin e ish-deputetit demokrat si drejtor

13:18 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Punësimet në administratë ishin një armë e fortë e Edi Ramës që u përdor gjatë fushatës elektorale. “Ta çojmë për skrap tepsinë”, deklaronte Rama i cili pretendon se ka bërë reforma në administratën publike.




Por këtë të martë kryeministri nuk dha një përgjigje se mbi ç’baza është bërë drejtor transporti në Lezhë, ish deputeti i PD-së, Mhill Fufi.

Pyetjes se çfarë rregullash janë ndjekur për të bërë rekrutimin e punonjësve të administratës, e mbi të gjtiha për ish deputetin demokrat, Rama tha: Do më keni parë në ndonjë ëndërr se unë nuk ndjek rekrutime. Rekrutimet i bëjnë institucionet dhe janë institucionet që ndjekin procedurat. Duke qenë se është edhe kohë e freskët e bie shi, po është një shi shumë i pranueshëm iu sugjeroj një ecje në shi për tu zgjuar nga gjumi dhe shpresoj që hetën tjetër do jeni plotësisht të zgjuar kur të bëjmë konferencën e ardhshme.

Në fund të mandatit, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Laçit bashkoi votën me mazhorancën dhe u përjashtua nga Partia Demokratike. PS nuk e ka harroi dhe në mandatin e dytë, e ka emëruar Drejtor të Transportit Rrugor në Lezhë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.