SPORT

Sevilla shokon Manchester United. Roma “përmbys” Shakhtarin

23:20 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka qenë një natë e mbushur me emocione dhe surpriza ajo e kësaj të marte në Champions League.




Sevilla e Vincenzo Montella ka tronditur Manchester United e Mourinhos, duke i mposhtur 2-1 anglezët në “Old Trafrford”.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 0-0, gjithçka ka ndodhur në të dytën. Ben Yedder ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 74-t. Katër minuta më vonë portieri i United De Gea i ka dhuruar golin e dytë miqve sërish me Ben Yedder.

Reagimi i anglezëve ka ardhur në minutën e 84-t me një gol të Romelu Lukaku-t.

Lojtarët e Mourinho janë hedhur në sulm në minuta e mbetura për të kërkuar golin e barazimit, por tentativat e vendasve kanë qenë të kota.

Në ndeshjen tjetër, Roma ka arritur të përmbysë humbjen 2-1 të pësuar 3 javë më parë në Ukrainë, duke u mjaftuar me rezultatin minimal përballë Shakhtar Donetsk 1-0, në “Olimpico”.

Në pjesën e dytë, Dzeko nuk ka gabuar përballë portës kundërshtare duke kaluar topin mes këmbëve të portierit. Verdhekuqtë kanë siguruar kështu një vend mes tetë më të mirave të Champions League.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.