POLITIKË

Takim prej dy orësh me ambasadorët e BE , Xhafaj: Ja çfarë diskutuam

15:43 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim prej 2 orësh me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.




Pas takimit të mbajtur në zyrat e delegacionit në kryeqytet, ministri Xhafaj ka reaguar në  twitter. Ministri shkruan se në takim u diskutua lufta ndaj krimit dhe progresit që ka bërë vendi jonë në këtë drejtim.

Xhafaj thekson se për luftën ndaj krimit të organizuar Shqipëria ka raste konkrete duke u mbështetur në operacionin “Forca e Ligjit”.

Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.

Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Reformën e Policimit në Komunitet, Vetting-un etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët.

Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.