POLITIKË

“Takoi Aldo Baren në burg”, Ministrja Gjonaj i kthehet Nokës: Je figurë e diskredituar!

19:39 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk ka vonuar reagimi i Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, pas akuzave nga Partia Demokratike dhe deputeti Flamur Noka, sipas të cilit zyrtarja e lartë shkoi sot në burgun e Peqinit për të takuar Aldo Baren.




Përmes një postimi në Facebook, Ministrja Gjonaj e cilëson këtë si një sulm të ulët politik nga një prej figurave më të diskredituara të opozitës.

Ndërsa shpjegon se vizita e saj në burgun e Peqinit është brenda normalitetit të detyrës së saj si Ministre e Drejtësisë.

“Kthej mbrapsht me përçmim sulmin e ulët të Partisë Demokratike, përmes një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar, lidhur me vizitën time të punës në IEVP e Peqinit.

Vizita ime është zhvilluar brenda normalitetit të detyrës sime si Ministre e Drejtësisë. Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirē edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.

Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka.” shkruan Gjonaj në reagimin e saj


Shfaq Komentet (4)

Leave a Reply to Bobi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.