SPORT

“Bobi” flet pas largimit nga Partizani: Është Duka ai që po sulmon direkt Gaz Demin, doja një ndarje më…

08:45 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri Sulejman Starova, i ftuar në emisionin Procesi Sportiv, ka folur për situatën e kampionatit shqiptar, si dhe për largimin e tij nga Partizani. Gjithashtu, ai ndalet edhe te gjykimi, ndërsa e quan kamikaz Metën, por jo vetëm.




Kamikazi Meta dhe disa kamikazë të tjerë, kam vuajtur më shumë se Vlora nga këta arbitra. Këta edhe gradohen. Shkoi dhe arbitroi në UEFA. Arbitri nuk ka frikë nga 80.000 veta në stadium në Greqi, ndërsa këtu janë kamikazë”, u shpreh Starova.

I pyetur për raportet e tij me Partizanin, “Bobi” tha: Unë jam shkëputur përfundimisht. Më ofruan të prish kontratën dhe unë do jem xhentëllmen deri në fund. U habita kur Moxhi më emëroi trajner. Ai tha se di të kërkojë falje kur di të bëjë gabim. Jemi futur në Europë, kemi bërë paraqitje të mira. Tifozët janë të lodhur, ata duan kampionatin. E vetmja kontradiktë që kam pasur me Olsi Ramën, ka qenë se më ka thënë të mos merrem me arbitrat. I kam thënë të mos ngatërrojë grintën time me nervozizmin tim. Nëse nuk isha me grintë në Kukës, ekipi nuk fitonte. Demi më tha se nuk kam asnjë objektiv kur e mora Partizanin. I thashë më ruaj nga arbitrat, se objektivi im është vendi i dytë”.

Fjalët e Olsi Ramës – “Është e drejta e pronarit Gaz Demi, që të marrë vendime në atë klub. Është ofezë që Rama thotë se do marrim Dalipin për të rritur stërvitjen. Vetë thanë që morën një ekspert që njeh kampionatin, dhe pas 2 muajsh e heqin. Stërvitja është parime fikse. Trajneri mund të ndryshojë ushtrimet për të arritur qëllimin. Ky ishte një justifikim që Olsi Rama nuk kishte pse e bënte, jam i ofenduar nga fjalët e tij. Është e vështirë ndarja, kisha mbi 30 vite në atë klub. Unë kam pasur një pakt me Gaz Demin. Më dhemb zemra, doja edhe një ndarje më të bukur me Partizanin. Kam qenë krahu i djathtë i presidentit”, – u shpreh Starova, i cili tregon edhe telefonatën me Moxhin. “Moxhi më mori në telefon. Më tha se Olsi Rama nuk dinte gjë për mua. Nuk kishte ndonjë simpati të madhe për punën tënde, dhe më tha kështu si erdhi puna, edhe unë nuk do vij më. Do flas me miqtë e mi në Tiranë, por edhe me presidentin, dhe nuk do vij më”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.