AKTUALITET

Teatri Kombëtar, analisti: Rama një mashtrues ordiner që duhet nxjerrë nga zyra

18:01 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për analistin e njohur Fatos Lubonja, projekti i ri i Teatrit Kombëtar nuk është asgjë më shumë se një babëzi e Kryeministrit Edi Rama dhe oligarkëve.




I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Lubonja e quajti  “mashtrues ordiner” si kryeministrin Edi Rama ashtu edhe Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.

Sipas Lubonjës, projekti bëhet për të ndërtuar katër kulla të reja në Tiranë.

“Ministrja tha s’ka projekt para një jave, dje doli projekti. Këta tallen me njerëzit, por këta s’kanë as dinjitet. Janë kthyer në mashtrues ordinerë, me në krye kryemashtruesin Edi Rama. Këta na kanë vënë poshtë. Mbrapa teatrit do ngrihen katër kulla që sipas disave do shkatërrojnë edhe sarajet. Dikush thotë që do i fusin në xham. Këto janë çmendurira. Çështja është këtu është, a është çmenduria e Edi Ramës që po i përdor këta oligarkët? Është babëzia e këtyre? Apo është pastrim parash sepse aty nuk ka asgjë tjetër dhe këto kulla janë çmimi që paguan qyteti. Pikëpyetje që duhet të ngrejë shoqëria shqiptare dhe jo është i bukur apo nuk është i bukur ai projekt. Për mua është i bukur ai projekt që është sepse ka histori”, u shpreh Lubonja.

Analisti shtoi më tej se kjo është një qeveri banditësh që duhen nxjerrë nga zyra.

“Unë po tentoj të reagoj. Këta janë banditë që duhen nxjerrë nga zyra. Nuk ka jo opozita, jo vota. Këta votimet i kanë kapur. Këta do nxirren nga zyra kur të bëhet m.. mullar. Atyre iu hoqën zvarrë monumentet, këta meritojnë të hiqen zvarrë vetë. Dalin gënjejnë ditë për ditë. Iu lënë dhe trashëgim fëmijëve gënjeshtrën si mjet për të pasur sukses. Janë kapur levat e sistemit, ato që janë mjetet paqësore të rezistencës dhe kushtet kur s’ka më rezistencë paqësore, bëhet kjo gjë dhe vjen momenti kur të bëhet katrahura për të gjithë dhe këta atje po na çojnë”, tha ai.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Njerezit i mbane morali, se te mungoje morali , te gjithe njerezia eshte KNIBAL
    Duhet te kete , shume pak turp, per te pasur nje prespektive per njerezillekun,por Rames i mungon , sepse nuk ka ekzistuar tek ky qenie me ftyre njeriu
    Te rrejsh,apo te mashtrojsh eshte gjeja me e thjesht, por behesh me mut dhe qelbesh

    Përgjigju ↓