Aktualitet

Tiranë-Elbasan, rruga që merr vetëm lekë! Rama: Do e përfundojmë brenda vitit

13:05 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare

Qeveria shqiptare do të jap edhe 22 milionë dollarë të tjera për të përfunduar rrugën Tiranë-Elbasan. Vetë kryeministri tha se brenda këtij viti kjo rrugë do të përfundojë.

Kemi trashëguar dy probleme të mëdha, dy gropa të mëdha. Rrugën Elbasan-Tiranë dhe rrugën Qukës – Qafë-Plloçë, dy projekte skandaloze, kontrata skandaloze dhe rritje kostosh skandaloze. Rruga të finalizohet brenda këtij viti, të hapet përfundimisht dhe të lidhet përfundimisht përmes kësaj rruge të re Elbasani dhe Tirana dhe të ecet më tutje me segmentin në Qafë-Plloçë që lidh Elbasanin me Korçën”.

Një vit më parë qeveria dha 35.1 milionë dollarë shtesë mbi vlerën e tenderit për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan filloi në prill të vitit 2011 nga ish qeveria e Sali Berishës.

Fillimisht rruga u tenderua me një çmim 290 milionë dollarë dhe ishte parashikuar që të përfundonte në vitin 2014. Por gjatë ndërtimit, projekti rezultoi me probleme dhe kostoja është rritur vazhdimisht duke çuar edhe në arrestimin e ish drejtorit të Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *