AKTUALITET

Zbardhet pas 1 viti vrasja në Tiranë, nusja helmoi vjehrrën me fostoksinë

20:46 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet pas një viti një vrasje në Tiranë, ndërsa në pranga është vënë nusja e cila rezultoi se kishte vrarë vjehrrën e saj.




Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kamëz në Tiranë, ndërsa në pranga ka rënë Marjana Çmeta.

Burime nga policia, bëjnë me dije për “Gazetën Shqiptare”, se pas një hetimi që ka zgjatur rreth 1 vit, është zbuluar se gruaja ka mbytur me fostoksinë vjehrrën e saj Lirije Lamin 48 vjeçe.

Ngjarja në atë kohë u raportua si vdekje natyrale, teksa hetimet e mëtejshme zbuluan faktin tronditës.

Të njëjtat burime saktësojnë se bashkë me nusen janë shoqëruar në polici edhe 4 perosna të akuzuar për “moskallëzim krimi”, mes të cilëve edhe vjehrri.

Ata po merren në pyetje nëse kanë apo jo dijeni për vrasjen e bërë nga gruaja. Vrasja e Lirije Lami mësohet se ka ndodhur në muajin Prill të vitit 2017.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.