AKTUALITET

Foto/ U përplas për vdekje në Greqi, i riu nga Hasi për pak ditë do festonte ditëlindjen e të fejuarës

15:09 - 14.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksident automobilistik në Greqi.




I riu është identifikuar si Blerim Qarri nga Hasi, i cili është përplasur nga një makinë në Santorini.

21-vjeçari ishte i fejuar, dhe jetonte në Has së bashku me 3 motrat e tij, dhe nënën e sëmurë pasi babi i kishte vdekur 5 vite më parë.

Policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ku humbi jetën shqiptari.

21-vjeçari, i cili humbi jetën në aksident për pak ditë do të festonte ditëlindjen e të fejuarës së tij, Eldës, të cilën e cilësonte arsyejën e jetës.

Ja çfarë postonte një vit më parë, pikërisht në ditëlindjen e të fejuarës së tij. Mes deklaratës së dashurisë, ai uronte që të festonin edhe shumë të tjera bashkë. Por fati i keq i mori jetën të riut nga Hasi.

Postimi i plotë

Sot esht nje nga ditet me te bukura te vitit .. Esht e till se ne ket dat erdhe ne jet ti njeriu me.i bukur i kesaj bote.. Urimet jan kaq pak per ty ti meriton kaqq shum sa nuk e shpreh dot me fjal :* :* :* :* .. Te uroj shummmm shumm vite jet . Cdo dit qoft sa me e bukur per ty … Festofshim dhe shum tjera bashk .. T’du shum <3 <3 <3 <3 elda


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.