AKTUALITET

Iu gjetën në banesë 686 kg kanabis, shpallet në kërkim 45-vjeçari

14:27 - 14.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Korçës. Uniformat blu kanë bërë të ditur se po punohet më kapjen e shtetasit me inicialet K.G, pasi në banesën e tij iu gjetën 686 kg, bimë e dyshuar kannabis Sativa.




NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin  Komisariati Dixhital, u ushtrua kontroll në banesën  e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar kannabis Sativa.

Po punohet për kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.