Show-Bizz

Një baba i përkushtuar si Taulant Balla

15:37 - 14.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PS-së, Taulant Balla, ka shfrytëzuar ditën e sotme të pushimit për t’iu përkushtuar familjes.




Ai ka lënë pas angazhimet politike, për të dalë me të birin dhe për të festuar Ditën e Verës.

Gazeta Shqiptare i ka kapur të dy, babë e bir në rrugët e ish-Bllokut, ku shihen si shokë.

Balla kujdeset për djalin që të mos ftohet, ndërsa shihet duke i veshur xhupin.

Ndërkohë që nuk dimë nëse “vajzat” e familjes, bashkëshortja e Ballës, Inesi dhe e vogla Melani, e cila erdhi në jetë pak muaj më parë, i janë bashkuar të dalurës apo kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.