LAJMEKALENDARI

Politike

Po paralajmërohet koalicioni PD-LSI, Kryemadhi: Për kandidatin e opozitës do…

14:35 - 14.03.18 Gazeta Shqiptare

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në News24, foli në lidhje për kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kryemadhi ka folur dhe për marrëdhëniet me PD dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, sipas saj çështja për të pasur një koalicion dhe një kandidatë të opozitës si kandidatë për kreun e bashkisë së Tiranë është diçka që do të diskutohet në ditët ne vijim me kryetarin e PD, Lulzim Bashën.

 “Ne jemi në diskutime, ne jemi në fazën e diskutimeve për kandidatët, gjë që është e rëndësishme për kandidatin që do marrë përsipër jo vetëm fushatën po dhe strategjinë e qytetit në të cilin do kandidojë. Do fillojmë dëgjesat, do hidhen kandidaturat në tryezë, por është herët akoma për të vendosur. Por di të them që LSI do të jetë e përgatitur për të gjitha llojet e varianteve.

Planet tona janë nga më të ndryshmet, se nga eksperiencat në zgjedhjet lokale të kaluara në shumicën e rasteve, kemi qenë gjithmonë jo të tradhëtuar, por strukturat e partive përkatëse nuk e kanë përkrahur kandidatin e LSI, ndërkohë që ne e kemi mbështetur qoftë kandidatin e PS apo të PD. Do plotësojmë Komitetin Drejtues që do orientojë aksionin politik të LSI në 61 bashki të Shqipërisë. Sot Shqipëria nuk ka më luksin për të ndarë programe të majta e të djathta, por forcat politike të unifikohen në luftën kundër varfërisë,” tha Kryemadhi.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *