AKTUALITET

Rrugët që vrasin, bilanc lufte në vetëm dy muaj nga aksidentet

13:23 - 14.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aksidenti i Velipojës, ku familja Preka thuajse u shua nga përplasja e një fuoristradë dhe një autoveturë “Afla Romeo” është më tragjiku që ka ndodhur në dy muajt e parë të 2018.




Babai dhe tre fëmijët vdiqën, ndërsa e vetmja që ka shpëtuar ishte Ervisa Preka. Por të dhënat flasin për një bilanc lufte në vetëm dy muajt e parë të vitit 2018. Në janar dhe shkurt janë 27 viktima nga aksidentet.

Në Janar 2018, numri i të aksidentuarve është 175 persona, nga 158 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 10,8 %.

Gjatë muajit të parë të 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet është 13 persona. Ndërkohë në muajin shkurt po sipas të dhënave janë 14 të vdekur nga aksidentet.

Sipas policisë, shkaqet e aksidenteve lidhen me mosrespektimin e rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve ashtu edhe nga këmbësorët.

Ka raste kur drejtuesit e mjeteve në autostradë qarkullojnë me 260 km në orë, ndërsa në qendrat e banuara me mbi 125 km/orë. Këmbësorë që kalojnë nga një krah në tjetrin pa respektuar vijat e bardha, apo në autostradë pa përdorur mbikalimet./ Gazeta Shqiptare


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.