BLUETOOTH

“Gjejeni me kë ngjan!”, bukuroshja e njohur zbulon në foto imazhin e Zaho Ramës

12:11 - 17.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Nuk e dimë nëse është tendencë e viteve të fundit, por shumë nga personazhet e njohur apo të quajtur ndryshe “VIP”, nuk preferojnë të shfaqin fytyrën e fëmijëve të tyre të vegjël. Kjo për shkak se nuk duan që ata të jenë në qendër të vëmendjes edhe kur nuk janë ata që i nxjerrin në foto  ose edhe mbase për të mos i njohur njerëzit e thjeshtë kur mund të kenë mundësinë t’i shohin në jetën e përditshme. E ndërsa kjo gjë nuk është bërë ende e qartë, dikush ka vendosur që për të gjithë ne që jemi kuriozë, të shfaqë më në fund fytyrën e vogëlushit të kryeministrit, Zaho Rama.




I keni vënë re me shumë mundësi fotot që poston kryeministri duke e nxjerrë fëmijën me kurriz duke mos dashur që dikush të fokusohet e ta njohë me fytyrën e tij të vërtetë. Dhe askujt nuk do t’ia merrte mendja se do të jetë pikërisht bukuroshja Rashel Kolaneci, ajo që do ta zbulonte fytyrën e vërtetë të vogëlushit Zaho. Rashel Kolaneci që nga momenti që është larguar nga “Xing me Ermalin” , e kemi parë gjithnjë e më shpesh në “Procesi Sportiv”, një program ky për të cilin është aluduar se ndoshta shumë shpejt ajo do mund të marrë postin e bashkëprezantueses krah Edi Manushit. Ndërkohë që nëpërmjet një posti të bërë në faqen e saj në “Instagram”  ajo ka hedhur një foto të fytyrës së vërtetë të mbuluar me aq fanatizëm nga vetë kryeministri për kaq kohë. “Gjeni personazhin qe ngjason me Zahon, engjëllin e vogël”, shkruan bukuroshja në postimin e saj. Dhe mesa duket ndjekësit nuk e njohin të gjithë fytyrën e vogëlushit dhe nuk e dinë se kush është Zaho, dhe kjo vihet re edhe nga komentet e tyre. Por ka qenë pikërisht një nga njerëzit e njohur të Rashelit, e cila e ka zbuluar enigmën e fotos. Ajo ka thënë se Zaho, djali i kryeministrit i ngjan pikërisht Eniel Kolanecit, kur ka qenë i vogël, tashmë një avokat dhe familjar i Rashelit. Foto të tilla vështirë të kalojnë pa u vënë re duke qenë se flasim për djalin e kryeministrit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.