AKTUALITET

Pamje të rënda/ “Ujë, njoftoni ambulancën. Lëreni të qetë…”, tmerr në Durrës pas djegies së banesës

15:02 - 17.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy të moshuar dhe dy punonjës të repartit të zjarrfikësve që ndërhynë për ndihmë kanë mbetur të lënduar, teksa flakët kanë përfshirë një apartament. Nga sa bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17, tek pallatet sociale në Durrës.




Mësohet se në apartament ndodheshin dy të moshuarit Gëzim dhe Mynyre Tafruci.

Gazeta Shqiptare ka siguruar momentin e shpëtimit të dy të moshuarve dhe punonjësve të zjarrfikësve, ku pamjet janë shumë të rënda. Dikush kërkon ujë, të tjerët thërrasin të njoftojë ambulancën. Gjithçka është një tmerr…

Zjarri është pikasur nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar repartin e zjarrfikësve, ku dy prej punonjësve mbetën të lënduar. Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por policia dyshon se ka qenë një cigare e lënë ndezur nga i moshuari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.