BLUETOOTH

Vijojnë thashethemet për shtatzëni, por “përgjigjja” e Xhensilës do t’ju lërë pa fjalë

11:07 - 17.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej kohësh nëpër mediat rozë qarkullon lajmi i se bukuroshja Xhensila Myrtezaj është në pritje të fëmijës së saj të parë. Gjithashtu, jo më larg se java që kaluam, kanë qenë pikërisht fansat ata që e kanë filmuar bukuroshen duke kënduar ku ajo shfaqej e veshur me një xhaketë të zezë, por që binte shumë mirë në sy barku i fryrë. Gjithashtu, edhe në daljet e tjera ku bukuroshja kishte veshur pantallona, vihej re qartë barku i rrumbullakosur. Mirëpo këto reagime të mediave rozë mesa duket nuk e kanë shqetësuar bukuroshen apo edhe partnerin e saj, humoristin Besart Kallaku.




Përkundrazi, jo më larg se dje, në një nga pushimet e saj të radhës në Itali, Xhensila poston disa foto e veshur me një xhup të Max Marës të zi. Por ajo që bie më tepër në sy, është pikërisht photoshopi i bërë mbi fotot e shkrepura ku edhe kësaj radhe këngëtarja mundohet të mbulojë të vërtetën. Ende nuk e dimë se çfarë e shtyn Xhensilën të mbulojë një fakt të tillë kaq të bukur. Gjithsesi herët a vonë do ta pranojë, jemi të sigurtë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.