AKTUALITET

ALUIZNI, 321 pronarët që marrin tapitë për shtesat e shtëpive

09:00 - 18.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – ALUIZNI publikon listën me 321 personat që kanë ndërtuar shtesa pa leje dhe kanë gati lejen e legalizimit. Përfituesit duhet të paraqiten pranë drejtorisë së ALUIZNI-t “Tirana 2”. Gjithashtu, pranë kësaj drejtorie duhet të paraqiten edhe 43 pronarë të tjerë që kanë ndërtuar shtesa pa leje, por që nuk kanë plotësuar ende dokumentacionin e nevojshëm për të marrë lejen e legalizimit.




Tapia
Procedurat për marrjen e tapisë ndiqen nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesit duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të aplikojnë për tapinë pasi ajo të jetë gati. Pas ndryshimeve të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m². Sipërfaqet mbi masat e përcaktuara në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrimi i pjesëve takuese mbi pasuritë (parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklarimit. Subjektet mund të përcaktojnë përveç pjesës takuese edhe pjesët fizike respektive, nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Listen e plotë me emra e gjeni ne “Gazeta Shqiptare” print në çdo pikë shitje te gazetave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.