POLITIKË

Presidenti Meta autorizoi negociatat me Greqinë, reagon Ministri Bushati

14:11 - 20.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë, pas autorizimit të dhënë një ditë më parë nga Presidenti Ilir Meta, për negociatat me Greqinë.




Bushati thekson se tashmë nuk duhet humbur kohë, dhe se ekipi negociator pritet që shumë shpejt të zhvillojë edhe raundin e parë të bisedimeve me shtetin fqinj.

Ministri i Jashtëm theksoi  po ashtu se në këto negociata, interesi kombëtar do të jetë parësor, duke shtuar se ka marrë edhe ndihmën e ekspertizës së huaj dhe konsultimin e Gjykatës Kushtetuese për këto negociata.

“Presidenti ka dhënë autorizimin që më jep mundësinë si ministër të lëshoj plotfuqishmërinë për fillimin e negociatave me Greqinë për një marrëveshje të re të zonave detare. Pa humbur kohë ne do procedojmë me plotfuqishmërinë dhe shpresojmë që për pak ditë të bëjmë edhe raundin e parë të diskutimeve teknike me palën greke bazuar mbi një proces pune voluminoze gjatë 4 viteve. Jemi të vendosur drejt një marrëveshje sa më të drejtë sa më të ndershme për mos përsëritur gabimet e 2009-ës. Do shkojmë drejt një marrëveshje, më e mirë nuk diskutohet, se ajo e 2009-ës. Në fund të ditës të jetë një marrëveshje e zbatueshme për të dyja palët që duhet të dalin nga ky proces me një ndjesi se ishte e drejtë”, tha Bushati.

I pyetur se sa do zgjasin këto negociata, Bushati tha:

“Në planin teknik këto negociata po fillojnë, Shqipëria po shkon drejt një marrëveshjeje të re. Kohëzgjatja e negociatave ka një rëndësi të dorës së dytë, i dorës së parë është produkti i këtyre negociatave”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.