POLITIKË

Deputeti i LSI flet për kolicionin: Të shkohet në marrëveshje me PD

21:38 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu i ftuar në Ora News është shprehur se është momenti i rëndësishëm që LSI dhe PD të shkojnë në një marrëveshje të përbashkët opozitare.




Spahiu deklaroi se pritet që të shkohet drejt formalizimit të marrëveshjes, por theksoi se kjo duhet të jetë transparente dhe afatgjatë.  Ai tha gjithashtu se LSI është vonë me përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019.

Pjesë nga deklarata e Përparim Spahiut

LSI është parti opozitare, ka pasur mjaft zhvillime të përbashkëta me PD. Kulmoi me protestën e 27 janarit. Një bashkëpunim politik mes PD dhe LSI kërkon që të ketë atë alkimin e vet, sidomos sa i takon programeve. Them që afrohemi bashkë në programin ekonomik, pra kemi të njëjtat shqetësime. Besoj fort që fronti opozitar do kalojë në një marrëdhënie politike mes palësh.

Nuk ka diskutime për formalizmin e saj, them do shkohet drejt saj. Jam për një marrëveshje transparente, të thënë dhe afatgjate  dhe që shqiptarët ta kuptojnë kush është opozita dhe kush është pozita dhe ku do shkojmë në afatmesëm dhe afatgjatë.

: Janë këto skema që socialistët i bëjnë mirë dhe nuk e di kush mund të jetë flirti i LSI me PS. Deklarimet kanë qenë të hapur, deputetet e LSI, kryetarja janë qartësuar në mendimet e tyre, pastaj seç diskutohet në kafenera nuk e di.

Besoj se është moment mjaft i rëndësishëm që të shkohet në këtë marrëveshje, ose nëse s’ka marrëveshje ne të fokusohemi që LSI do kandidojë e vetme përsëri dhe besoj se jemi pak vonë për organizimin e zgjedhjeve të 2019.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.