Kronikë

Grabiti banesën në mes të ditës, arrestohet autori. Ja ku i kishte shpenzuar paratë

20:27 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar për grabitjen në Gjirokastër, ku një person i maskuar është futur në banesën e 67-vjeçarit, Astrit Çeribashi, në lagjen Dunavati i dytë.




I arrestuari është identifikuar si Arbland Demçaj, 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Blutë e Gjirokastrës nëcilësinë e provës materiale i sekuestruan dy telefona celular, disa bizhuteri, një unazë e një varëse, ndërsa sasinë prej 10.000 lekësh autori i kishte shpenzuar në lojra fati.

Demçaj nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit, ndërkohë mbi 29-vjeçarin rëndon akuza “Vjedhje me dhunë”.

 Njoftimi i policisë

Zbardhet në kohë rekord vjedhja me dhunë e banesës së shtetasit A.Ç, 67 vjeç, ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 21.03.2017 Arrestohet autori i dyshuar i vjedhjes. Gjenden dhe sekuestrohen edhe provat materiale të vjedhura në banesë nga autori.

Në vijim të informacionit paraprak, ku është vjedhur me dhunë banesa e shtetasit A.Ç, në lagjen Manalat, nga një person i paidentifikuar dhe i maskuar, ku të pranishëm në momentin e ngjarjes kanë qënë të zotët e banesës shtetasit A.Ç, 67 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasia L.Ç 58 vjeçe, me të cilët autori I ngjarjes është konfliktuar, ju informojme se:

Pas një pune intensive të bërë  nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, u bë e mundur zbardhja në kohë e ngjarjes si dhe identifikimi, kapja dhe  arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit: Arbland Demçaj, 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dy telefona celular të markës Samsung,  disa bizhuteri, një unazë e një varëse, ndërsa sasinë prej 10.000 lekësh aurori e kishte shpenzuar në lojra fati.

Materialet në ngarkim të  këtij shtetasi do ti kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale  “Vjedhje me dhunë”, të parashikuar  nga  neni 139 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.