Media

Hedhin pas të shkuarën… Berisha pajtohet me Fevziun, akuzat e ish-kryeministrit për gazetarin

14:20 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qe prej vitit 2013, Sali Berisha nuk ka shkuar në studion e emisionit “Opinion”, të Blendi Fevziut. Pavarësisht disa intervistave dhënë për gazetarët e emisionit, Berisha ka refuzuar të intervistohet nga Fevziu.




Madje dhe në festën e 20-vjetorit Berisha nuk pranoi ftesën, e ndërsa njëj ditë më pas e ironizoi atë.

Në një status të datës 17 shkurt, të këtij vitit Berisha do të shpërthente ndaj gazetarit në lidhje me emisionin që bëri me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-kryeministri shkruante se me emisionin e tij, Blendi Fevziu manipulon të vërtetat.

Por ku ka urrejtje ka dhe dashuri… Këtë të mërkurë ish-kryeministri Sali Berisha dhe gazetari Blendi Fevziu duket se kanë bërë paqe së bashku. Ata janë fotografuar në zyrën e Berishës, teksa kanë shtrënguar duart me njeri-tjetrin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.