Tech

“Internet pa pagesë në të gjithë Europën”

15:09 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkimi Europian ka nisur sot zbatimin e një projekti prej 120 milionë eurosh për financimin e internetit pa pagesë përmes pajisjeve Wi-fi Hotspot, në të gjithë kontinentin në vende si biblioteka, muze dhe parqe.




“Qëllimi i këtij programi është ta bëjmë Europën të dukshme dhe të dobishme për qytetarët tanë gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme”, deklaroi komisionerja e Ekonomisë Dixhitale të BE-së,  Mariya Gabriel.

Projekti është pjesë e përpjekjeve për të kapërcyer barrierat kombëtare për lidhjen brenda 28 vendeve anëtare të BE-së, dhe vështirësitë në sigurimin e internetit me shpejtësi të lartë për zonat rurale.

Sipas skemës, komunat në të gjithë BE-në mund të aplikojnë për blerjen e pajisjeve wi-fi për vendet publike me vlerën e 15 000 eurove .

Fillimisht, Komisioni do të paguajë vlerën e 1000 dollarëve për instalimin e wi-fi, por qytetet e përzgjedhura për të marrë pjesë në skemë do të duhet të mbulojnë kostot e mirëmbajtjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.