LIFE STYLE

Jeni shtatzënë dhe foshnja juaj lëviz shumë? Shkencëtarët kanë një përgjigje

14:08 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndjenja e lëvizjes së foshnjës në bark është e papërshkrueshme për shumë nëna. Po përderisa shumica e pranojnë atë si një pjesë normale të shtatzënisë, ka shumë dilema se përse ndodh kjo.




Shkencëtarët kanë zbuluar tani arsyen se përse foshnjat lëvizin kaq shumë në mitër. Dhe kjo nuk ndodh vetëm për t’ju zgjuar natën nga gjumi…

Sipas një studimi të ri të publikuar në gazetën Development, shkencëtarët në Kolegjin Trinity në Dublin, Irlandë, gjetën se foshnjat lëvizin, për shkak se tentojnë të zhvillojnë eshtra dhe kyçe të forta. Kjo është edhe arsyeja e lëvizjes.

Ata zbuluan se kjo lëvizje ndihmon në stimulimin e “ndërveprimeve molekulare”, që i kthen qelizat dhe indet e një embrioni në eshtra dhe kyçe funksionale

Varësisht se ku ndodhen qelizat, lëvizjet i drejtojnë ato tek formimi i eshtrave ose kërcit.

Shkencëtarët zbuluan se nëse foshnjat nuk lëvizin mjaftueshëm në mitër, ata mund të pësojnë zhvillim jonormal të eshtrave.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.