Kronikë

Makina që u mori jetën dy personave në Burrel, drejtohej nga një 15-vjeçar

22:17 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Makina e cila i mori jetën gjatë një aksidenti dy personave dhe plagosi një tjetër në Burrel,  drejtohej nga 15-vjeçari Xh. N. Pas aksidentit pronari i mjetit dhe djali i tij kanë shkuar në komisariatin e policisë Dibër për të zabrdhur rrethanat e ngjarjes dhe të marrin pëgjegjësinë e kësaj ngjarjeje.




Nga aksidenti mbetën të vdekur Gentian Hani, 28 vjeç dhe Alfred Balla, 35 vjeç ndërsa E.H, 18 vjeç, banues në Komsi.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Lapidari’ në Komsi të Matit. Në aksiden u përfshinë një makina dhe një motor, ndërsa kanë përplasur dhe tre persona të cilët ndodheshin në trotuar.

Njoftimi i polisisë

Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një automjet  është aksidentuar me një motoçikletë. Për pasojë janë aksidentuar shtetasit:

-Gentian Hani,  rreth 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e aksidentit.

– Alfred Balla, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës

-A.H, rreth 17 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit të Tiranës.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij shtetasi Xh.N, rreth 15 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte shtetasi Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas me shtetasit këmbësor.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.