Kronikë

Shkon në dy numri i viktimave në aksidentin e Burrelit

20:07 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Burrel-Komsi. Mësohet se viktimat janë Gentian Hani, 28 vjeç dhe Alfred Balla, 35 vjeç ndërsa E.H, 18 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit te Tiranës




Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Lapidari’ në Komsi të Matit. Në aksiden u përfshinë një makina dhe një motor, ndërsa kanë përplasur dhe tre persona të cilët ndodheshin në trotuar. Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për arrestimin e autorit i cili u largua mënjëherë pas aksidentit.

Njoftimi i polisisë

Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një mjet tip “Opel sharon”, është aksidentuar me një motoçikletë. Per pasoje janë aksidentuar shtetasit:

– A.B, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit te Tiranës

-E.H, rreth 18 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit te Tiranës.

Shtetasi G.H, rreth 29 vjeç ka humbur jeten ne vend si pasojë e aksidentit. Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po punojnë për ndalimin e drejtuesit të automjetit.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.