SPORT

Trukimi i ndeshjeve/ Skënderbeu del përpara UEFA-s

18:12 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekipi i Skënderbeut ka dalë sot për herë të parë përpara seancës dëgjimore në zyrat e UEFA-s në Nion, përballë përfaqësuesve të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës ndërkombëtare.




Bëhet fjalë për përjashtimin me 10 vite nga Kupat e Europës për shkak të skandalit të trukimit të ndeshjeve.

Sipas njoftimit të klubit korçar, vendimi pas seancës do te jetë pozitiv.

Njoftimi i plotë:

Sot, më datë 21.03.2018, është zhvilluar seanca dëgjimore në Komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, lidhur me procedimin disiplinor ndaj Klubit të Futbollit Skënderbeu. Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit tanë ligjorë, të cilët kanë argumentuar mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.

Duke marrë në konsideratë natyrën e konfliktit, specifikën që paraqet gjykimi disiplinor në organet juridike të UEFA-s dhe veçanërisht, egzistencën e një marrëdhënie institucionale ndërmjet organit të akuzës dhe të gjykimit, Klubi i Futbollit Skënderbeu ka bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultate të kënaqshme në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Sqarojmë sportdashësit dhe opinionin publik se proçesi gjyqësor për çështjen në fjalë është në fazën fillestare të tij dhe se Klubi i Futbollit Skënderbeu është i gatshëm të mbrojë investimet dhe punën disa-vjeçare në të gjitha shkallët e gjykimit, qofshin ato sportive apo civile.

Faleminderit për mirëkuptimin!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.