AKTUALITET

Vrasja e efektivit të RENEA-s, burg përjetë për Arbion Alikon dhe Barjam Boçin

17:33 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Burg përjetë” është masa e dhënë këtë të mërkurë nga Gjykata e Krimeve të Rënda lidhur me dy prej të akuzuarve si grupi i zjarrit që vranë me armë zjarri ish-efektivin e RENEA-s, Ibrahim Basha, ngjarje e ndodhur në Lazarat në vitin 2014.




Sipas vendimit të gjykatës, Arbjon Aliko dhe Bajram Boçi do të vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm.

Ndërsa për 9 të akuzuarit e tjerë gjykata vendosi t’i lërë pas hekurave me masat nga 9 deri në 11 vjet burg.

Dënimi për 11 të arrestuarit:

1.Arbion Aliko burgim të përjetshëm

2.Barjam Boci të përjetshëm

3.Elvin Boçi 35 vjet burg

4.Alban Aliko, 20 vjet burg

5.Ruhan Hirja 15 vjet burg

6.Iliaz Xhaferraj 15 vjet burg

7.Dervish Gaba 15 vjet burg

8.Elson Kazma 18 vjet burg

9.Klodian Selimi 13 vjet burg

10.Xhulio Malo 10 vjet burg

11.Oltion Proko 9 vjet burg

Seanca u shoqërua me debate të ashpra mes familjarëve të cilët u nxorën jashtë sallës së gjyqit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.