Kronikë

“Zogu i kokainës”, kush është shqiptari i Camorra-s. Kërcënoi gazetarin, lidhja me ish-boksierin

16:25 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Zogu i kokainës”, është vënë sërish në pranga. Bëhet fjalë për një shqiptar, emër i njohur për policinë italiane. Arben Zogu është mes 19 të arrestuarve, në një operacion të policisë italiane në Romë dhe Napoli.




Sipas mediave të vendit fqinj u shkatërruan organizata kriminale që kishin lidhje me Camorra-n e Ndragheta-n.

Por kush është Arben Zogu, apo i njohur ndryshe si : Rikardino, “Ricky”, ose l’albanese (shqiptari).

Në një operacion tjetër në vitin 2015, Arben Zogu ishte mes nëntë të arrestuarve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishte aktiviteti kryesor i shqiptarit dhe drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë. Po ashtu në vitin 2013, ish-krahu i djathtë i bosit italian të Kamorrës, i ka dërguar një mesazh kërcënues gazetarit të njohur italian, Lirio Abbate.

Lirio Abbate

Ai e paralajmëronte të kishte kujdes kur shkruante artikuj, ku përmendte shefin e tij, sepse “ka njerëz që qëllojnë”. Hetimi, i koordinuar nga prokurorët në Romë, vuri në dukje se grupi ishte përbërje e Kamorrës dhe më saktë klanit kazalezi.

Dega e udhëhequr nga Arben Zogu shtrihej në zonën Capitoline, ku kishte fituar respektin e krerëve mafiozë atje. Marrëveshja kryesore ishte shitja e drogës në Romë, siç u shfaq edhe në hetim. Hetuesit kanë zbuluar një dërgesë prej 20 kg kokainë nga Spanja, një operacion që u ndoq nga trafikanti i drogës Elis Çoku (Santa Lusia) si furnizues, truproja Petrit Bardhi (Titi), Elvis Demçe (Çezari), i arrestuar kohët e fundit si nxitës i vrasjes së Federico De Meo dhe Hektor Ibrahimi, (Pluto).

Gazetari i pavarur thelloi artikujt dhe në shkrimin e 13 dhjetorit 2013 publikoi në “L’Espreso” një hartë të përditësuar me emrat dhe mbiemrat e njerëzve me ndikim në botën e krimit, duke u përqendruar në personazhet “Far-west”, ku një prej katër mbretërve të Romës ishte Michael Sense, që ndryshe thirrej si “i çmenduri”.

Menjëherë pas arrestimit të Sensen vjen paralajmërimi për rrezik, pasi asokohe Zogu ishte ende i lirë. Rikardino, i cili vepronte në zonën e Urës Milvian, kishte udhëzuar njerëzit e tij, “njerëzit që qëllojnë” për të vrarë gazetarin. Aq i besuar dhe pushtet kishte Zogu, saqë kur dikush në Triassi apo Ostia donte të kuptonte se kush është autor i një sulmi, duhet t’i drejtohej Rikardinos dhe Micheles.

Ata kishin ngritur një monopol në menaxhimin e dhunshëm të videopokerit dhe basteve. Nga hetimi doli sesi në vendbanimin Aciliaklani, klani i kazalezëve kishte arritur të siguronte monopolin e instalimit të dhunshëm, shpërndarjen dhe dhënien me qira të slot-makinave, bastet dhe lojërat.

Orial Kolaj
Orial Kolaj

 

Njerëzit që menaxhonin biznesin e videopokerit përdornin tre shqiptarët për të imponuar instalimin e makinetave. Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin “autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit”.

Kur pronari i një pike lojërash refuzonte instalimin e makinetave, atëherë treshja e shqiptarëve hynte në veprim. Nga përgjimet dalin frazat “Oriali është një makinë lufte”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.