OPINION

22 marsi, një traktat në rrjedhën e historisë

13:26 - 22.03.18 Azem Hajdari
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse Historinë do ta përfytytonim si një lumë që rrjedh-një përngjasje kjo e bërë nga Herakliti e deri në ditët e sotme disa data të saj të na shfaqen si katarakte të rrembyer, gjithe vrull e energji, gjithë potence e ushetime. Pa dashur te jemi retorike, se mjaft na kanë lodhur retorikët e fjalëve të zhurshme, pompoze e të pasinqerta,




22 marsi i tre vitete të shkuara, padyshim është një katarakt i Historisë së shqipëtarëve, apo e thënë sipas Çabejt, një ditë pikënyje në kapercyellin e demokracisë shqiptare. Një ditë që me mençurine e vet popullit shqiptar diti të shmangë gjakderdhjen që joshinin fantazmat e së shkuarës, nëpër mitingje histerikësh ,me britmat atavizma, sa groteske, aq dhe tragjike,

22 Marsi e ndau përfundimisht fatin e Shqipërise nga diktatura bastarde sllavo-komuniste, nga mesjetarët donkishotist, që duke e izoluar Shqipërinë, kujtonin se e bënin qendët të botës, që duke e varfëruar në menyrën më të mjeruar Shqipërinë, kujtonin se e benin më të pasurën dhe me të lakmuarën e botës, që duke e poshtëruar Shqipërine, kujtonin se e rritnin dinjitetin ( e padinjitet) të vetës së tyre…

Me 22 Mars idealet demokratike shqipëtarëve që vinin nga lashtësia e këtij populli, që vinin nga mendjet e ndritura të Bogdanit, të Fishtës, të Naimit, të Hasan Prishtinës, të De Radës, të Konicës, nga martirët e burgjeve dhe nga të kryqëzuarit e gjallë, nga vitaliteti i rinisë shqiptare, këto ideale atë ditë u sendërtuan në një shtet demokratik. Dhe e gjitha kjo, jo me gjakderdhjen e predikuara nga deorigjenët makrsistë, por me magjinë e votës së lirë. Shteti i parë demokratik i shqipëtarëeve ishte në një kontrast aq të madhë me diktaturën e sapo flakur, se bashku me monumentin grandomadh të Enver Hozhës. Historianët e ardhsëm mund të flasin për një republikë të dytë demokratike, pas asaj të Fan Nolit.

Ideologët serbe, autorët famëkeq të elaboratëve ani-shqipatëre (Vasa Çubriloviç, Stefan Moljeviç, Nikola Stojnaviç, Ivo Andriç) kanë predikar me një kasandrash ogurzezë, se shqipëtaret janë një fatalitet historic, kanë një mallkim, mallkimin se nuk dinë të krijojnë një shtet të tyre.

22 Marsi më se fundi provoj të kundërtën. Shqipëtarët dinë të krijojnë shtetin e tyre sipas formatit Evropian-me ligjet demokratike, evropiane, me respektimin e të drejtave njerzore, me te drejtën e besimit, me të drejtën e insitutucioneve fetare, me të drejtën e shtypit të lirë e të fjalës së lire.

22 Marsi u ktheu shqipëtarëve besimin, besimin tek Zoti, që do të thotë besimin tëk Njeriu, që do thotë besimin tek vetvetja. Dhe pa një besim tek personaliteti njerëzor nuk ka as Histori Moderne, nuk as liri dhe pavarsi të kombit.

22 Marsi e ktheu Shqipërinë në Komunitetin e popujve më të zhvilluar. Aventura komuniste kishte bërë që miqtë tanë më të mirë të Shqipërisë të konsideroheshin Fidel Kastron dhe Sadam Hysein dhe princin Sihanouk, ca internacionalo-terroristë, ca luftëtarë kafenesh, ca horra hipokritë që vini të ngazelleheshin duke parë se sat ë varfër janë shqipëtarët.

Janë vetëm 3 vjet shtet demokratik. Ligjet ekonomike të tregut të lirë e të ekonomisë së lirë kanë provuar vitalitetin e shqipëtarëve, vitalitetin e vetveprimiit, vitalitetin imagjinativ, kurajoz, vitalitetin që shqipëetarët të jenë të barabartë dhe të zhvilluar. Asnjëherë tjetër shteti shqipëtar nuk ka qënë më i pranishëm në komunitetin evropian e atë botëror për të artikuluar të drejtat e veta.

22 Marsi vetëm në 3 vjet i dha shqipëtarëve një dimension kombëtar që do ta kishin endërruar rilindasit. Të pranishëm në mbledhjet e këshillit të Evropës, të pranishëm në partneritetin për paqe, shqipëtarët sot janë elementi më stabilizues në Ballkan, në këtë rajon që shpesh herë konsiderohet dhe na politologe seriozë si një rajon i divorcuar perfundimisht me paqen dhe harmoninë.

22 Marsi solli në Shqipëri për herë të parë në histori bekimin e Papës së Romës, solli Presidentin Gjerman Roman Hercog, Presidentin Italian Luigji Skalfaro, Presidentin e Kroacisë Tuxhman, 2 ish Presidentët e shqaur politikës së SHBA-së Kartër dhe Bush, Sektretarin e NATOS Verner, Kryeministrin e Turqisë Demirel, Ministat e Jashtëm të Gjermanisë të Britanisë, Greqisë e dhjetra personalitete të shquara politike, të cilët janë shprehur me respekt për pipullin shqipëtar, shtetin shqipëtard dhe për Presidentin Berisha ë cilin e kanë cilësuar si reformatorin e demokracisë. Aventura komuniste, vetëm 2 vjet të shkuara deklaronte me një kokëfortësi masohiste se miq më të mire të Shqipërise janë armiq natyral të saj.

Çeshtja kombëtare e shqipëtarëve sot nuk artikulohet me stile pompose bolshevike, duke deklaruar se jemi gati të hamë barë, vetëm si e si që të mos flasim për Kosovën e Çamërinë. Demokracia shqipëtarëve sot shpreh aspiratat e fqinjësisë së mirë, po aq sa aspiratat e reciprocitetit, merr në mbrojtje shqipëtarët kudo që të jenë po aq sa dhe duke mbrojtur të drejtat e minoriteteve brënda Shqipërisë.

22 Marsi është një diote e shqipëtarëve- e atyre shqipëtarëve që e duan sinqerisht atdheun e tyre, e atyre shqipëtarëve që nuk kanë të të brëndashkruar brënda Shqipërisë një pseudo atdhe partiak, e egoistik, karierist. Është një ditë e të gjithë atyre shqipëtarëve që duan një Shqipëri pa handikape egoizmash a jehonash të frikshme të së kaluarës.

*Fjalët e Azem Hajdarit, 22 Mars 1995 – publikuar nga vajza e tij Rudina Hajdari


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.