SPORT

Abazaj e Gavazaj presin mundësinë e tyre

09:53 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Si rrallë herë, pjesë e ekipit përfaqësues janë disa elemente shumë cilësore nga Superliga Shqiptare. Kur sheh në Kombëtares futbollistë si Kristal Abzaj dhe Enis Gavazaj sigurisht që të lë një shijë të mirë, dy lojtarë ofesnivë, të cilët luajnë bukur me topin, lojtarë triblues dhe mbi të gjitha lojtarë të rij dhe me prespektive për të ardhmen. Përveç talentit, Abazaj dhe Enis Gavazaj kanë një tjetër emërues të përbashkët, dëshirën për të veshur fanellën kuqezi, një ëndërr e bërë realitet, dhe arritja e tyre më e madhe në karrierë.




“Unë kam qenë pjesë e Shpresës dhe e prisja ftesën, por kur e morëm vesh që erdhi për kombëtaren A ishte një ndjenjë e papërshkueshme. Ndihem shumë i vlerësuar”, deklaroi Abazaj në konferencën e djeshme për shtyp. “Kishim emocione, sepse ishte grumbullimi i parë në Kombëtaren A. Një ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte një dhuratë e bukur, është arritja më e madhe imja. Duhet të japim maksimumin dhe të jemi sa më afër ekipit, duhet të bëjmë punën tonë. Trajneri vendos nëse do të luajmë. Atmosfera është shumë e mirë, kam disa shokë nga e kaluara”, shtoi Enis Gavazaj nga ana e tij. Gavazaj mund të kishte një tjetër të ardhme nëse nuk do të ishte dëshira e tij e madhe për të përfaqësuar Shqipërinë pasi më herët në drejtim të talentit të Skënderbeut ka ardhur ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës. “Kam pasur 2-3 herë ftesë nga Kosova, por unë e kisha vendosur për të luajtur me Shqipërinë. Kam zgjedhur ngjyrat kuqezi dhe këtë e kam bërë më dëshirën time të plotë”,-rrëfen sulmuesi i Skënderbeut.

Konkurrenca në rolin që luajnë dy futbollistët e Supelrigës është e madhe, por e rëndësishme për momentin është që janë pjesë e Kombëtares A. “Konkurrenca bën mirë në çdo skuadër, të impenjon. E rëndësishme është që jemi këtu. Lojtarët që luajnë jashtë Shqipërisë ndoshta kanë një ritëm më të lartë, por s’mund të them se kanë ndonjë avantazh tjetër. Nuk kemi biseduar me trajnerin, por e dimë se çfarë kërkon Panuçi. Seanca e parë ishte më shumë për t’u njohur me ekipin. Ne u munduam të jepnim 100%”, flet anësori që po shkëlqen me Luftëtarin në Superligë. “Ne duhet të tregojmë veten në Kombëtare pastaj të shohim nëse do të transferohemi në ndonjë kampionat më të rëndësishëm. Edhe te Skënderbeu do të jemi mire”, përfundon Gavazaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.