Kryesore

ALUIZNI: 418 personat që kanë gati lejen e legalizimit

09:35 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – ALUIZNI publikon listën me 418 persona që kanë ndërtuar pa leje dhe pasi u është miratuar leja e legalizimit. Përfituesit janë në qarkun e Fierit. Procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë. Pas regjistrimit të lejes së legalizimit, pronari pajiset me certifikatë pronësie, për të cilën duhet të shkojë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive për ta tërhequr. Pas ndryshimeve të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje të lejes së legalizimit për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m².




Sipërfaqet mbi masat e përcaktuara në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrimi i pjesëve takuese mbi pasuritë (parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklarimit. Subjektet mund të përcaktojnë përveç pjesës takuese edhe pjesët fizike respektive, nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

 

Listën e plotë me emrat e gjeni sot në “Gazeta Shqiptare” print, në çdo pikë shitje të gazetave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.