POLITIKË

Festa e Sulltan Nevruzit/ Presidenti Meta: Ditë reflektimi për vlerat e bashkëjetesës

12:04 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në festën e Sulltan Nevruzit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjellë mesazhet e tij për të gjithë shqiptarët.




Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së organizuar në kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, Meta theksoi se kjo ditë duhet të shërbejë si reflektim për vlerat e bashkëjetesës

“Është një privilegj i veçantë që ndodhem sot këtu në kryeqendrën botërore të besimit bektashian duke ndarë mesazhet. Shembulli i Imam Aliut dhe rolet e bektashinjve shqiptarë përbëjnë garanci për të tashme dhe të ardhmen jo vetëm të këtij besimi por edhe shoqërisë. Në këtë ditë nxjerrim më shumë në dritë dhe reflektojmë vlerat e bashkëjetesës. Dija dhe urtësia janë tipare të patjetërsueshëm që kanë çuar para besimin bektashian. Ky besim dhe vlera të spikatura një shembull mbarë botëror dhe një garanci se do të trashëgohen dhe në të ardhmen në shërbim të atdheut tonë të dashur. Duke uruar nga zemra në këtë ditë hareje, shprese, gëzuar festën e Sulltan Novruzit, Paqja dhe mirësia mbretërofshin nga hera në zemrën e çdo shqiptari”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.