Show-Bizz

Gazetarja e njohur shqiptare drejt altarit, vendos t’i jap fund beqarisë

11:38 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është një ndër emrat më të spikatur të gazetarisë televizive në vend dhe prej vitesh, si një nga figurat qendrore të formatit “Supersport” në DigitAlb.




Fjalën e kemi për bukuroshen, Vilma Masha.

Vilma Masha ka zgjedhur që të jetë pjesë e mediave dhe faqeve të para të gazetave, kryesisht për çështje që në fokus kanë profesionin e saj, ndërsa sa i përket aspektit privat ajo ka preferuar ta mbajë larg.

Por, ja ku na vjen një lajm shumë i bukur… Moderatorja e njohur ka vendosur t’i jap fund beqarisë, duke kurorëzuar në altar lidhjen e saj disa vjeçare me njeriun që i ka rrëmbyer zemrën.

E ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, Vilma ka rrëfyer se shumë shpejt do të vesh fustanin e bardhë, duke plotësuar kështu një nga ëndrrat më të bukura që një femër ka në jetën e saj.

Vilma është shprehur gjatë emisionit se partneri i saj, ka jetuar prej 13 vitesh në Romë dhe aktualisht punon në bankë. Përveç planit për martesë, ajo nuk e ka fshehur edhe synimin më të afërt, atë të një fëmije pse jo!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.