Horoskopi

Horoskopi i datës 22 Mars 2018

00:00 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Këtë ditë do të ndiheni të sigurt nga një ndjenjë praktike dhe nga largpamësia në investime dhe në projekte. Keni dëshirë të jetoni në thellësi të shpirtit tuaj, atë që deri më tani e keni jetuar në nivel të mendjes. Jepini, mos humbni kohë.

Parashikohen ndryshime. Për momentin, mos merrni vendime të prera, që mund të mos jenë më pak të duhurat. Prisni sa të qartësohen gjërat. Mos bini pre e tundimit për të reaguar menjëherë, sidomos në punë. Rrezikoheni nga shpërqendrimet.

Do të keni prirje për t’u mbyllur brenda vetes për të rrëmuar në të kaluarën. Por do të merrni në konsideratë edhe mundësinë e së tashmes. Kontakti me persona të veçantë do t’ju hapë horizonte të reja dhe do t’ju japë mundësinë të përmirësoheni.

Mos u gënjeni nga shkëlqimi një momenti pasioni që bën që t’ju rrahë fort zemra, sepse mund të dalë se është krejt ndryshe nga sa dukej. Bashkëveprimi i planetëve në shenjën tuaj, bën që keni pak dëshirë të angazhoheni. Përpiquni të jeni më i gatshëm.

Dita e sotme do të jetë disi e vështirë, me shumë keqkuptime, ankesa dhe mendime jo shumë optimiste. Sot në dashuri do të jeni pak jashtë ritmi. Megjithatë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por ndërkaq dëshira për t’u larguar nuk e favorizon mirëkuptimin.

Nëse është krijuar pak tension me partnerin, mos e lëni çështjen pa e sqaruar me hollësi. Për të kthyer harmoninë do të jetë më e thjeshtë sesa mendoni! Përfitoni nga mbështetja që ju garanton familja, për të përmbushur zgjedhjet që do të bëni.

Do të përballeni me një zgjedhjeje të rëndësishme, qëndrojini zgjedhjeve të bëra më parë dhe mos hiqni dorë nga autonomia e juaj. Mos i lejoni një familjari t’ju pengojë. Do t’ia dilni të angazhoni në nismat tuaja, duke prekur pikat e duhura emocionale.

Përpiquni të jeni më të dashur, pasi ju bën veçse mirë. Padyshim, do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Mos e harroni! Ndërhyrja e një familjari në punët tuaja do t’ju nervozojë disi, por nuk keni çfarë bëni.

Në familje do të keni disa kundërshtime të shkaktuara nga këndvështrime të ndryshme. Mos u mërzisni pasi larmishmëria është gjithmonë diçka pozitive, që duhet shfrytëzuar për t’u ngritur. Falënderoni miqtë, që ju rrini pranë duke ju dhënë ide dhe mundësi të mira.

Sot nuk është dita për të bërë beteja kundër mullinjve të erës. Prandaj mos e çoni ndër mend se mund të ndryshoni botën! Si zakonisht, mbi të gjitha për çështje pune, reagoni duke u mbështetur mbi vendosmërinë dhe saktësinë.

Jeni të detyruar të merreni me çështje praktike të mërzitshme dhe kjo do t’ju prishë humorin. Nëse një nga propozimet tuaja bie ndesh me ndonjë pengesë, mos u dekurajoni. Mos u zmbrapsni nga rrethana pak të përshtatshme dhe thoni gjithmonë atë që mendoni.

 

Shmangni marrjen e angazhimeve për të cilat jeni të sigurt se nuk do të mund t’i çoni deri në fund. Duhet të mësoni të thoni jo, kur është e nevojshme. Për shkak të Plutonit që ju kundërshton, parashikohen disa vonime në udhëtime si edhe keqkuptime në punë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.