AKTUALITET

Kontrolle për armë dhe drogë në Tiranë, bien në pranga dy të rinj

12:42 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona kanë rënë në pranga ndërsa 22 të tjerë  me precedentë penale janë shoqëruar në polici.




Ky është bilanci i operacionit “blic” të policisë së Tiranës për sekuestrimin e armëve dhe sasive të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, u vu në pranga Dritan Aga, 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër me 10 fishekë, 4 doza me lëndë narkotike kanabis.

Po për të njëjtën akuzë, u arrestua edhe Enver Sylaj, 27 vjeç, banues në Tropojë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me dy krehëra me 14 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË
Shoqërohen për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë, 22 shtetas, me precedentë penalë të mëparshëm.
Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.
Kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.
Kontrollet nga “Shqiponjat”, Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë, Patrullat e Përgjithshme si dhe nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
Gjatë kontrolleve kapen dhe arrestohen në flagrancë dy shtetas të cilët qarkullonin me armë zjarri
Sekuestrohen dy armë zjarri, fishekë dhe doza me lëndë narkotike. Shoqërohen për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë, 22 shtetas, me precedentë penalë të mëparshëm.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për evidentimin dhe goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë ushtruar kontrolle me pika të lëvizshme, në të gjitha rrugët e Tiranës.
Si rezultat i kontrolleve, në territorin që mbulon Komisariati i Policisë nr. 1, rreth orës 22:30, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia shtetasit Dritan Aga, 37 vjeç, banues në Tiranë, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materaile, një armë zjarri pistoletë, një krehër me 10 fishekë, 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
Shtetasi Dritan Aga u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 278 dhe 283 i Kodit Penal.
Gjithashtu në rrugën “Dritan Hoxha”, tek sheshi “Karl Topia”, në territorin që mbulon Komisariati nr. 2, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Seat”, që drejtohej nga shtetasi Enver Sylaj, 27 vjeç, banues në Tropojë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me dy krehëra me 14 fishekë.
Shtetasi Enver Sylaj u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.Kontrollet do vijojnë në kohë dhe orare të ndryshme në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.