AKTUALITET

I morën paketat e cigareve, shitësi ambulant konfrontohet me policinë: Mos më prek se të griva

13:36 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një konfrontim fizik ka ndodhur mes policisë bashkiake dhe një shitësi ambulant, ku qytetarë të shumtë janë bërë dëshmitarë të kësaj ngjarje.




Ngjarja, e cila ka ndodhur mesditën e së enjtes para godinës se Kuvendit te Shqipërisë ka habitur jo pak kalimtarët që panë se shitësi ambulant, i cili tregton pak paketa, çamçakëz dhe çakmakë u shoqërua nga policia bashkiake, pasi shiste pa leje.

Malli që mbante në një kuti kartoni iu sekuestrua, shoqëruar dhe me një procesverbal. Nuk mundi ta çbëjë urdhrin për shoqërim, me gjithë kundërshtimin e madh që ky shitës ambulant iu bëri punonjësve të policisë bashkiake.

Me konfrontime fizike, në tentativë të vazhdueshme për të negociuar, pas afro 20 minuta, shoqërimi u krye. Sikundër shprehet edhe vetë shitësi ambulant, nuk është hera e parë që i ndodh kjo situatë. Fillimisht, ai nuk ka pranuar sekuestrimin e mallit, ndërsa me pas ka pranuar që malli ti merret, por jo shoqërimin e tij nga policia bashkiake.

Dhjetëra punonjës policie kanë qenë të pranishëm gjatë këtij aksioni në prani dhe të disa qytetareve që nuk shprehën pajtim me këtë veprim të forcave të policisë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.